Friday, July 30, 2021

1000 pako ushqimore-higjienike për 1000 familje

Komuna e Skenderajt ka filluar shpërndarjen e 1 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë, shkruan rajoni.net

Kjo u bë e ditur nga kryetari Bekim Jashari përmes një postimi në Facebook, i cili ka siguruar se kjo komunë do të vazhdojë të ndihmojë familjet nevojtare në këtë kohë pandemie.

Postimi i tij i plotë:

1000 pako ushqimore-higjienike për 1000 familje në nevojë nga buxheti i komunës

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me kryetarët e fshatrave pasi kanë bërë përzgjedhjen e familjeve kanë filluar me shpërndarjen e pakove ushqimore për 1000 familje në nevojë në komunën tonë.

Kjo përkrahje vjen për t’iu dalë në ndihmë sa do pak familjeve në asistencë sociale si dhe atyre që kanë mbetur pa të ardhura si pasojë e pandemisë globale Covid- 19.

Shpërndarja e këtyre pakove po bëhet sipas listave të familjeve që janë përzgjedhur nga kryetarët e fshatrave të komunës sonë.

Ky aksion do të vazhdojë ditët në vazhdim dhe pakot do të shpërndahen shtëpi për shtëpi, pa pasur nevojë që qytetarët të vijnë në komunë. Kjo është hera e tretë brenda këtij viti që komuna jonë po përkrah familjet në nevojë.

Dy herë brenda këtij viti komuna jonë ka përkrahur 5 mijë familje me pako ushqimore-higjienike, kurse tani në fund vit po përkrahim 1000 familje nevojtare.Përveç këtyre 1000 familjeve falë donatorëve do të shpërndahen pako ushqimore edhe për familje tjera nevojtare.

Çdo herë në shërbim të qytetarëve të vendit tim!