LAJME

“400 euro për një luhajë që në treg kushton rreth 30 euro”, Komuna e Istogut i jep tender të dyshimtë familjarit të drejtorit te sherbimeve publike

Me, 25 gusht 2026, Komuna e Istogut e udhëhequr nga Ilir Ferati i LDK’së ka nënshkruar kontratën për “Ndërtimin e këndit të lojërave në IP ‘Lulet e Jetës’ – Vrellë” me vlerë 9,875€, shkruan rajoni.org.

Lexo edhe: | Pushteti i Ilir Feratit shpall fitues të tenderit 100 mijë eurosh kompaninë që është e shuar në ARBK

Screenshot

Kontrata është nënshkruar mes komunës së Istogut dhe grupit të operatoreve ekonomik “Kabashi Projektim dhe Daqa shpk”.

Screenshot

Dyshimet se kontrata ka çmime të fryra?

Portali Rajoni.org ka analizuar kontratën e nënshkruar nga zyrtari Gëzim Ademaj dhe biznesmeni Driton Kabashi dhe ka gjetur se disa çmime janë 100% deri në 300% më të larta në krahasim me disa komuna që kanë kontraktuar shërbime të ngjajshme, ndërsa në krahasim me çmimet në treg, ato janë deri në 1000% më të larta.

Screenshot

Në analizën e Rajonit del se pozicioni 10 i kësaj kontrate, “Luhajë për varje (në shtylla ekzistuese), ulëse për moshën 1–4 vjeç”, Komunës së Istogut i kanë kushtuar dy të tilla 800 euro, respektivisht 400 euro për copë.

Sa i ka kushtuar Istogut?

Por, produkte të ngjashme në treg, madje edhe më të mira, kushtojnë nga 11 euro e 20 cent, deri në 30 euro apo, thjeshtuar, rreth 389.80 euro më lirë për copë, respektivisht 370€

Rajoni ka krahasuar edhe pozicionin 6 të kontratës, “Furnizim për fëmijë i qenit me suste për një fëmijë”, i cili Komunës së Istogut i kushton 550 euro për copë.

Sa i ka kushtuar Istogut?

Produktin e ngjajshem, Komuna e Prizrenit e ka kontraktuar për 370 euro për copë.

Sa i ka kushtuar Prizrenit?

E njëjta situatë është edhe në pozicionin numër 8, “Ekuilibër për dy fëmijë”. Komunës së Istogut, dy copë i kushtojnë 1,500 euro.

Sa i ka kushtuar Istogut?

Ndërsa Komuna e Prizrenit e ka kontraktuar 100% më lirë. Produkt i ngjajshëm kushton 350 euro për copë, apo, thjeshtuar, 350 euro më lirë për copë.

Sa i ka kushtuar Prizrenit?

Lidhja e liderit të grupit të OE fitues?

Lideri i OE fitues e tenderit është Kabashi Projektim dhe Ndërtim me pronar Sali Kabashin dhe përfaqësues të Autorizuar Driton Kabashi.

Lexo edhe: Dosti i Ilir Feratit shpërblehet me kontratë qindra mijëra euro nga Komuna e Isotgut

E njëjta është thëmeluar me 3.04.2023 dhe ka tre punëtor.

Portali rajoni.org mëson nga burimet e veta së Driton Kabashi dhe Sali Kabashi kanë afersi dhe lidhje familjare me drejtorin e sherbimeve Publike, Abedin Kabashi.

Së a ka ndikuar kjo afersi që kjo kompani të fitoj tenderin ende nuk dihet.

Rajoni.org ka dërguar pyetje lidhur me artikullin Komunës së Istogut, por deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer përgjigjje.

Në Foto: Abedin Kabashi dhe Ilir Ferati

 

LEXO EDHE:

Pushteti i LDK’së në Istog bllokon tenderin 600 mijë eurosh? “Zhdukja” e dokumentit çon në Prokurorinë Speciale Ilir Feratin dhe zyrtarë të tjerë

“Bashkë në zgjedhje, bashkë në pushtet”, Familjari i asamblistit të LDK’së përfiton tender 100 mijë eurosh nga Komuna e Istogut

“Bashkë në zgjedhje, bashkë në pushtet”, Familjari i asamblistit të LDK’së përfiton tender 100 mijë eurosh nga Komuna e Istogut

//BODY PART STICKY - Implement into the footer