Saturday, July 24, 2021

17-vjeçarja nga Suhareka raporton në polici se dikush i hyri në shtëpi dhe e dhunoi seksualisht

Një 17-vjeçare nga Suhareka dyshohet se është dhunuar seksualisht në shtëpinë e saj nga një burrë. Ajo është paraqitur dje në polici bashkë me babanë e saj ku e ka raportuar rastin, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shabana Osmanollaj.

Osmanollaj ka thënë se i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë, derisa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.

“Me datë 02.02.2021 rreth orës 06:00 në S.P. Suharekë eshte paraqitur viktima me prindin e saj dhe deklarojne se perderisa e mitura ishte e vetme në shtëpi dyshohet se është dhunuar seksualisht nga nje person i dyshuar. Për rastin është informuar prokurori i krimeve të rënda si dhe është njoftuar  njësia e hetimeve e rajonale dhe janë duke proceduar me rastin. Me urdher te prokurorit i dyshimti është ndalur ne mbajtje per 48 ore, ndersa viktima është derguar ne IML per ekzaminim mjekesor”, ka thënë Osmanollaj.