Home Uncategorized “E mbylli derën me çelës, e ndali dritën dhe tentoi të më...

“E mbylli derën me çelës, e ndali dritën dhe tentoi të më puthë”- Dëshmia e 23-vjeçares kundër ish-ministrit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, po akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një grua në vendin e tij të punës, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Në natën e 12 gushtit të këtij viti, 23-vjeçarja po qëndronte në spital me vajzën e saj 6 muajsh, e cila kishte komplikime shëndetësore. Gazeta Express ka siguruar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Pejës në të cilën gjendet të gjitha detajet se si ka ndodhur rasti.

“Më kapi dorën e djathtë në krah dhe më futi brenda. E mbylli derën me çelës dhe e ndali dritën. Tentoi të më puthë me zor e të më prekë me duar edhe në shpinë, por nuk arriti sepse nuk e lejoja duke e shtyrë. Kur i kërkova ta hapë derën, sepse do ta thërras sigurimin, më tha “vetëm po dua me ta matë pulsin”, është dëshmia e viktimës për natën kur u sulmua nga mjeku Numan Baliq në Spitalin e Pejës.

Në aktakuzën e siguruar nga Gazeta Express, thuhet se mbrëmjen e 12 gushtit të këtij viti, rreth orës 22:00, Baliq në cilësinë e profesionistit shëndetësor, me dashje ka keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës, e ka prekur me qëllim seksual, pa pëlqimin e saj.

“Me datën 12 gusht të vitit 2020, rreth orës 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pikërisht në zyrën e tij, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës, e cyt të njëjtën që ta prek me qëllim seksual pa pëlqimin e saj…I pandehuri e kap për dore të djathtë dhe e fut brenda, e mbyll derën me çelës dhe e ndalë rrymën si dhe e mbështet të dëmtuarën te muri ku i kërkon asaj që ta prekë dhe tenton ta puthë në qafë duke i thënë “a ki nevojë për diçka”, por që viktima largohet, ndërsa i pandehuri e kap përsëri dhe e shtrëngon në dorë, pastaj e dëmtuara arrin ta shtyjë nga vetja dhe hapë derën dhe largohet me ç’rast kthehet në dhomën numër 5 dhe nga dritarja kërkon ndihmë te roja i sigurimit, më pas raporton rastin në Polici”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, viktima kishte besuar në uniformën e mjekut, ndaj kishte shkuar të konsultohej me të rreth shëndetit të vajzës.

“E dëmtuara më pas ka shtuar se i akuzuari asnjëherë më parë (nda data e pranimit e deri në natën kritike, nuk kishte qenë për t’ia kontrolluar fëmijën) dhe se atë natë e dëmtuara duke besuar në uniformën e tij dhe nga nevoja për ndihmë të fëmijës, ka shkuar në zyrën e tij”, thekson aktakuza.

E pyetur nëse mjekët i kanë rekomanduar për aparatet lidhur me ekstremitetet e vajzës, viktima është përgjigjur “po”, mirëpo ka deklaruar se mjekët i kanë thënë se ato mjete duhet t’i blejë personalisht dhe jo që do të ia jep spitali.

Viktima ka mohuar se ka kërkuar nga i dyshuari që të bisedojë me mjekët tjerë apo me drejtorin e Spitalit, për të ia siguruar aparatet për vajzën.

Çka thonë dëshmitarët?

Dëshmitarja e cila kishte qenë në dhomë me të dëmtuarën ka deklaruar se atë natë ka qenë në “kllapë të gjumit” dhe e dëmtuara është kthyer shumë e shqetësuar në dhomë dhe e ka thirrur sigurimin e spitalit, më pas dëshmitares i ka thënë “tentoi të më dhunojë doktori”.

Ndërkohë dëshmitari tjetër ka deklaruar se atë natë ka shkuar në spital me kërkesë të tyre për dezinfektim dhe pasi ka arritur te Emergjenca, aty nga dritarja e Ortopedisë e kishte thirrur e dëmtuara (të cilën e njeh sepse e ka fqinje) dhe i ka kërkuar atij të shkojë te dhoma e saj, por që ky fillimisht ka refuzuar ndërsa më pas një koleg i tij i kishte thënë “shko se ka pasur diçka problem më herët”.

Kur i njëjti ka shkuar, e dëmtuara i kishte treguar për rastin (duke mos e njohur mjekun, vetëm e ka përshkruar atë), dhe ajo i kishte kërkuar fillimisht dëshmitarit që t’i ndihmojë të arratiset nga Spitali, por kur dëshmitari ka refuzuar, atëherë viktima ia kishte kërkuar telefonin dhe nga telefoni i tij e kishte raportuar rastin në Polici.

Ai po ashtu ka shtuar se “…nga përshkrimi i mjekut që ia kishte bërë viktima në bazë të zyrës së tij, e kishte ditur që bëhet fjalë për Dr.Numanin” sepse të njëjtin e njeh pasi ka punuar në repartin e kirurgjisë dhe që zyra (dhoma) e tij ndodhet në atë vend që e kishte përshkruar e dëmtuara.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se pasi ka shkuar aty, viktima ka dalë nga dhoma në korridor dhe i ka treguar se ka pasur problem me një doktor “boshnjak” dhe ishte e shqetësuar dhe e përlotur.

Dëshmitari ka deklaruar se viktima e ka përshkruar mjekun në fjalë vetëm si boshnjak, i vjetër me flokë të thinjura. Ai fillimisht nuk e kishte ditur se kush është, por ka dyshuar se mund të jetë doktor Numani, duke e ditur se i njëjti atë natë ishte edhe kujdestar.

Ai ka deklaruar se kolektivi i stafit të spitalit i ka kërkuar që të bisedojë me viktimën për të kërkuar nga ajo që ta tërheq denoncimin, mirëpo ky pasi ia ka thënë asaj këto fjalë, po ashtu i ka thënë “për këtë çështje vendos vetë”.

Çka deklaroi Numan Baliq në Gjykatë?

Të mërkurën është mbajtur seanca e shqyrtimit të dytë ndaj të akuzuarit për sulm seksual në vendin e punës, Numan Baliq.

Ai u deklarua i pafajshëm për veprën për të cilën akuzohet, derisa tha se kjo çështje është një shpifje dhe skenar i përgatitur nga vetë e dëmtuara.

Baliq tha se krejt ky rast është inskenuar nga e dëmtuara, roja e spitalit dhe shumë njerëz të tjerë politikë të cilët kanë për qëllim eliminimin fizik të tij.

‘‘Sa i përket karakterit të çështjes që është ngritur ndaj meje, po dua me e theksua që është një shpifje ordinere dhe një skenarë i përgatitur prej pacientes A.I, që unë nuk e njoh dhe nuk e kam parë kurë në jetën time, pastaj roja, janë njerëz të fuqishëm që  janë kundërshtuar politikë, që kanë përkrahje politike nga partitë e mëdha në Prishtinë, që marrin pjesë edhe në Qeverinë aktuale, me qëllim të vetëm të eliminimit fizik të Numan Balliqit, njollosja publike e  tij dhe dëmtimi i imazhit i një njeriut që është njohur në krejt Kosovë si një njeri i ndershëm, moralshëm dhe ai që ka kontribuar shumë për shqiptarët dhe Kosovën’’, ka thënë Baliq.

Baliq u akuzua për sulm seksual edhe para 2 vjetësh

Më 12 shtator të vitit 2018, një 17-vjeçare kishte akuzuar kirurgun Numan Baliq se e kishte ngacmuar seksualisht.

17-vjeçarja po ndiqte mësimet praktike në këtë spital, ku edhe pretendonte se ishte ngacmuar seksualisht nga ish-ministri.

Baliq këto i kishte quajtur montime të kundërshtarëve politikë.

Ai për T7 kishte deklaruar se e njeh vajzën dhe, sipas tij, familja e të miturës janë të afërt me rivalët e tij politikë, por për të cilët nuk ka përmendur emra.

“Rasti është shpifje, kjo nuk është e vërtetë. Unë vajzën e njoh, e kam pasur studente. Edhe familjen e saj, po ashtu, i njoh, e ata janë të afërt me rivalët e mi politikë për të cilët nuk dua të përmend emra. Po drejtësia shumë shpejt do ta zbardhë këtë rast”, ka thënë për T7 Baliq.

Baliq ishte suspenduar nga puna në shkurt të vitit 2019, pasi ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për sulm seksual.

Në gusht të vitit 2019, Baliq ishte liruar nga aktakuza, duke u shpallur i pafajshëm.

Most Popular

Reali ‘djeg’ Interin, Atalanta e befason Liverpoolin

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve për mbrëmjen e sotme të vlefshme për rrethin e katërt të fazës së grupeve të...

Drenasi hap konkurs për mësues (Dokument)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas ka hapur konkurs për punësimin e 8 mësimdhënësve në shkollat fillore të qytetit dhe të fshatrave, shkruan rajoni.net. Pozitat...

Duda Balje kur e bënë fytyrën kështu krejt deputetët ligen

E ka vënë në qendër të vëmendjes aparenca e saj, dukja dhe linjat fizike, por Duda Balje është shumë më shumë se kaq, shkruan...

Matematikat e Armend Mujës, në një sondazh i dalin 120 për qind

Analisti Armend Muja gjatë një interviste ka kalkuluar përqindjet e një ‘sondazhi’, e që në fund përqindja e votuesve i del 120. Derisa nënkryetari...