Home Uncategorized Hoti i butë ndaj Vuçiqit: Deklarimet e tij s’janë në dobi të...

Hoti i butë ndaj Vuçiqit: Deklarimet e tij s’janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq i cili sot tërthorazi kërcënoi me luftë Kosovën.

Në reagimin e Hotit thuhet se deklarimet e Vuçiqit nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, marrëveshjes dhe njohjes reciproke mdiis dy vendeve, shkruan lajmi.net.

Duke potencuar rolin konstruktiv të Kosovës në raport të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, Hoti ka kërkuar nga BE dhe NATO të reagojnë ndaj provokimeve të presidentit serb.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdoj angazhimin për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në NATO, Bashkimin Evropian dhe të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare, si një vlerë e shtuar për zhvillimin e demokracisë dhe paqes në botë.”, thuhet gjithashtu në reagimin e Hotit.

Ky është reagimi i plotë:

Kryeministri Hoti: Kosova e përkushtuar për paqe stabilitet ne rajon dhe më gjerë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti vlerëson se deklarimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke.

Kryeministri Hoti thekson se ky deklarim është në kundërshtim me të gjitha zotimet që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtarë, për paqen e qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në rolin e saj konstruktiv në të mirë të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të gjithë rajonit.

Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO-ja të reagoj ndaj këtyre provokimeve.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdoj angazhimin për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në NATO, Bashkimin Evropian dhe të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare, si një vlerë e shtuar për zhvillimin e demokracisë dhe paqes në botë. 

Most Popular

QKUK jep detaje për 29-vjeçaren shtatzënë që vdiq sot nga koronavirusi

Vdekja e 29-vjecares shtatzënë, QKUK’ja tregon për përkeqësimin e gjendjes së saj. Zëdhënësi i QKUK’së, Shpend Fazliu, ka treguar detaje lidhur me vdekjen e 29-vjeçares...

Lille dhe Milan ndajnë pikët, avancojnë Arsenal e Leicester!

Lille dhe Milan lanë gjithçka të hapur përsa i përket çështjes së kualifikimit në grupin H të Europa League, pasi nuk shkuan më shumë...

Klinaku kritikon institucionet vendore pas zgjatjes së mandatit të Speciale

Dhomat e Specializuara kanë vazhduar mandatin e Gjykatës Speciale. Lidhur me këtë ka reaguar anëtari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, duke kritikuar institucionet qeverisëse për mos...

FOTO/ Modelja i vë flakën rrjetit me bikinit e vogla

Modelja Amy Willerton po shijon ditët e dimrit me diell në Dubai me të fejuarin e saj Daniel Day dhe vajzën Demelza, 11 muajshe. Ish-ylli...