Home Uncategorized Krasniqi: SHBA, NATO, BE të reagojnë ndaj kërcënimeve të Vuçiqit

Krasniqi: SHBA, NATO, BE të reagojnë ndaj kërcënimeve të Vuçiqit

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq për destabilizim të Ballkanit, pas arrestimeve të krerëve të UÇK-së.

Krasniqi i ka bërë thirrje SHBA-së, NATO-s, BE-së dhe OKB-së që të reagojnë ndaj kërcënimeve të pasardhësit të kasapit Millosheviq.

“Ky kërcenim duhet marrë seriozisht, sepse Aleksandri sot nuk është më thjesht shërbyes i birrave në një regjim fashist, por president i vendit që po e rikthen atë doktrinë luftënxitëse”, tha Krasniqi.

Deklarata e plotë e Memli Krasniqit:

Në vitet 1998-1999, regjimi serb i Millosheviqit ushtroi gjenocid mbi popullin e Kosovës. Sot, kur me dëshmitë e rreme e të fabrikuara nga strukturat e atij regjimi, drejtuesit e luftës sonë për çlirim e pavarësi ndodhen në Hagë, Vuçiq po na kërcënon me luftë. Kjo është dëshmia më e qartë se mentaliteti fashist i Millosheviqit është restauruar plotësisht në doktrinën e Aleksandër Vuçiqit.

Përgjigjen për një mentalitet të tillë Serbia e ka marrë nga UÇK dhe NATO më 1999. Por, mosndëshkimi i krimit dhe kriminelëve në Serbi, të cilët nxitën luftë e masakra në katër shtete, siç duket i ka trimëruar ata – aq sa të kërkojnë luftë dhe masakra të reja. Bashkësia Ndërkombëtare, me theks tek OKB-ja, Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të reagojë urgjentisht ndaj kësaj gjuhe të kërcënimit.

Ky kërcenim duhet marrë seriozisht, sepse Aleksandri sot nuk është më thjesht shërbyes i birrave në një regjim fashist, por president i vendit që po e rikthen atë doktrinë luftënxitëse. Në Evropën e bashkuar, për të cilën jemi angazhuar e kemi besuar, nuk mund të ketë vend për një shtet që aspiron luftë ndaj fqinjëve të vet.

Most Popular

QKUK jep detaje për 29-vjeçaren shtatzënë që vdiq sot nga koronavirusi

Vdekja e 29-vjecares shtatzënë, QKUK’ja tregon për përkeqësimin e gjendjes së saj. Zëdhënësi i QKUK’së, Shpend Fazliu, ka treguar detaje lidhur me vdekjen e 29-vjeçares...

Lille dhe Milan ndajnë pikët, avancojnë Arsenal e Leicester!

Lille dhe Milan lanë gjithçka të hapur përsa i përket çështjes së kualifikimit në grupin H të Europa League, pasi nuk shkuan më shumë...

Klinaku kritikon institucionet vendore pas zgjatjes së mandatit të Speciale

Dhomat e Specializuara kanë vazhduar mandatin e Gjykatës Speciale. Lidhur me këtë ka reaguar anëtari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, duke kritikuar institucionet qeverisëse për mos...

FOTO/ Modelja i vë flakën rrjetit me bikinit e vogla

Modelja Amy Willerton po shijon ditët e dimrit me diell në Dubai me të fejuarin e saj Daniel Day dhe vajzën Demelza, 11 muajshe. Ish-ylli...