Home Uncategorized Krasniqi: SHBA, NATO, BE të reagojnë ndaj kërcënimeve të Vuçiqit

Krasniqi: SHBA, NATO, BE të reagojnë ndaj kërcënimeve të Vuçiqit

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq për destabilizim të Ballkanit, pas arrestimeve të krerëve të UÇK-së.

Krasniqi i ka bërë thirrje SHBA-së, NATO-s, BE-së dhe OKB-së që të reagojnë ndaj kërcënimeve të pasardhësit të kasapit Millosheviq.

“Ky kërcenim duhet marrë seriozisht, sepse Aleksandri sot nuk është më thjesht shërbyes i birrave në një regjim fashist, por president i vendit që po e rikthen atë doktrinë luftënxitëse”, tha Krasniqi.

Deklarata e plotë e Memli Krasniqit:

Në vitet 1998-1999, regjimi serb i Millosheviqit ushtroi gjenocid mbi popullin e Kosovës. Sot, kur me dëshmitë e rreme e të fabrikuara nga strukturat e atij regjimi, drejtuesit e luftës sonë për çlirim e pavarësi ndodhen në Hagë, Vuçiq po na kërcënon me luftë. Kjo është dëshmia më e qartë se mentaliteti fashist i Millosheviqit është restauruar plotësisht në doktrinën e Aleksandër Vuçiqit.

Përgjigjen për një mentalitet të tillë Serbia e ka marrë nga UÇK dhe NATO më 1999. Por, mosndëshkimi i krimit dhe kriminelëve në Serbi, të cilët nxitën luftë e masakra në katër shtete, siç duket i ka trimëruar ata – aq sa të kërkojnë luftë dhe masakra të reja. Bashkësia Ndërkombëtare, me theks tek OKB-ja, Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të reagojë urgjentisht ndaj kësaj gjuhe të kërcënimit.

Ky kërcenim duhet marrë seriozisht, sepse Aleksandri sot nuk është më thjesht shërbyes i birrave në një regjim fashist, por president i vendit që po e rikthen atë doktrinë luftënxitëse. Në Evropën e bashkuar, për të cilën jemi angazhuar e kemi besuar, nuk mund të ketë vend për një shtet që aspiron luftë ndaj fqinjëve të vet.

Most Popular

Habit moderatorja shqiptare: Shkova të hiqja fëmijën, nuk i thashë bashkëshortit

Moderatorja Gerta Gixhari ishte e ftuar së fundmi në "Glamour Zone", me Ester Bylykun. Gjatë intervistës, ajo rrëfeu shumë të pathëna të jetës profesionale dhe...

Edhe pse 55 vjeç aktorja nuk heq dorë nga bikini

Aktorja dhe biznesmenia 55 vjeçare britanike Liz Hurley,  që ka krijuar linën e saj të rrobave të banjës ‘Elizabeth Hurley Beach’ nuk humbet rastin...

Interi fiton dhe i ofrohet vetëm dy pikë kreut të tabelës

Pas humbjes së rëndë në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit, Interi i drejtuar nga trajneri Antonio Conte e ka ri-gjetur fitore në kampionat...

Përleshje me armë dhe sopat në mes të rrugës në Veternikë

Një rrahje mes dy personave ka ndodhur para pak çastesh në mes të rrugës në Veternik. Gazeta Insajderi, ka gjiruar përleshjen e këtyre dy personave,...