Si u hoq Mitrovica nga zona e kuqe? Shpend Ahmeti s’i ndal reagimet

0
8

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në tëitter, ka thënë se heqja e një komune nga ‘zona e kuqe’ si masë parandaluese e Covid-19, është bërë çështje negociatash dhe bindjesh në mes të kryetarëve të komunave me ministrin e Shëndetësisë.

Ahmeti ka thënë se Mitrovica e Jugut është në zonën e kuqe. Zaten kështu kishte vendosur Ministria e Shëndetësisë. Por, sipas Ahmetit, Ministri Zemaj dhe Agim Bahtiri janë dakorduar që edhe këtë javë të mbetet zonë e verdhë.

Këtë marrëveshje Ahmeti po e sheh si çështje negociatash dhe bindjesh, e jo si vendim i qeverisë që duhet respektuar.

“Mitrovica e Jugut është në zonën e kuqe por pas takimit të kryetarit Bahtiri me Ministrin Zemaj janë dakorduar që edhe këtë javë të mbetet e verdhë sepse “e kemi bind që nuk duhet të jemi në zonën e kuqe”. Dmth çështje negociatash dhe bindjesh”, ka shkruar Ahmeti.https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=gazetaexpress&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1326942546812080129&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsi-u-hoq-mitrovica-nga-zona-e-kuqe-shpend-ahmeti-si-ndal-reagimet%2F&siteScreenName=gazetaexpress&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=550px

Të enjten në mëngjes nga Qeveria e Kosovës njoftuan se janë miratuar masat anti-Covid në mënyrë që të kontrollohet më shumë lakorja e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Në bazë të hartës, disa komuna kosovare u vendosën në zonën e kuqe. Zonë kjo me mbi 150 raste të reja për 100 mijë banorë.

Në këtë grup hyjnë  komuna e Prishtinës, Podujevës, Fushë Kosovës, Pejës, Gjakovës, Shtimes, Ferizajt, Gjilanit, Obiliqit e Mitrovicës së Jugut.

Por veç pak orë pas këtij vendimi të Qeverisë, një komunë është larguar nga zona e kuqe. Bëhet fjalë për komunën e Mitrovicës së Jugut të udhëhequr nga Agim Bahtiri.

Lajmin se Mitrovica është hequr nga zona e kuqe e ka konfirmuare vet Bahtiri.

Ai tha se pas argumenteve të ofruara nga ana e tij në adresë trë ministrit Zemaj është dakorduar që të përgatitet vendimi për qytetin e Mitrovicës që këtë javë të vazhdoj të jetë në zonën e verdhë.

Postimi i plotë:

•Mitrovica këtë javë është në zonën e verdhë dhe nuk ka orë policore•

Së bashku me Kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, sot kam pritur në takim Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku diskutuam lidhur me situatën aktuale me pandeminë COVID-19 në qytetin e Mitrovicës, dhe për masat e reja të cilat janë marrë nga Qeveria e Kosovës në luftimin e kësaj pandemie.

Ministrin e njoftova për aktivitetet dhe masat e ndërmarra nga autoritetet komunale lidhur me situatën rreth COVID-19 në Mitrovicë, ku potencova faktin se e Komuna e Mitrovicës mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftën kundër pandemisë. Ndërsa, sa i përket masave të vendosura nga Qeveria lidhur me vendosjen e Komunës së Mitrovicës në zonë të kuqe, unë shpreha kundërshtimin tim edhe në këtë takim, duke e arsyetuar me shifra të sakta të personave të prekur në qytetin tonë të marra çdo ditë nga IKShP-ja, dhe pas këtyre informatave të detajuara dhe të argumentuara, ministri Zemaj është dakorduar që të përgatitet vendimi për qytetin e Mitrovicës që këtë javë të vazhdoj të jetë në zonën e verdhë, i cili presim të publikohet nesër.

Në mënyrë që Mitrovica të vazhdoj të mbetet në zonën e verdhë apo të bëjë progres dhe të kaloj në zonën e gjelbërt, unë i lus qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal duke i vendosur maskat dhe zbatuar në mënyrë strikte udhëzimet e IKShP-së.

Pas vizitës së realizuar në Komunën e Mitrovicës së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Safet Kamberi kemi shoqëruar ministrin Zemaj për vizitë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, ku janë pritur nga drejtori i këtij Spitali, Enis Istrefi, me të cilin kemi biseduar për kapacitetet e këtij spitali për trajtimin e pacientëve me COVID-19, si dhe nevojat që ka personeli mjekësor në luftimin e kësaj pandemie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here