Home Uncategorized Ish-shoqja e ngushtë e Kim Kardashian, në një lidhje me futbollistin shqiptar

Ish-shoqja e ngushtë e Kim Kardashian, në një lidhje me futbollistin shqiptar

Duket si një lajm ‘fake’, por ‘PRIVE’ e konfirmon.

Larsa Pippen, përveçse ish-shoqja e ngushtë e Kim-it, është dhe ish-bashkëshortja e basketbollistit legjendar Scottie Pippen.

Larsa dhe Scottie kishin 20 vjet martesë, por vetëm para dy vitesh u paraqit dosja për divorc.

Gjatë kësaj kohe ajo është perfolur për disa lidhje, ku më e fundit është me futbollistin shqiptar Liridon Krasniqi.

Ata kanë shkëmbyer disa komente në instagram duke shtuar dhe më shumë thashethemet për një lidhje.

Liridon Krasniqi ka lindur në Gjermani, ndërkohë që luan për një ekip malajzian.

Larsa Pippen nuk është më shoqe me familjen Kardashian, pasi siç ka thënë dhe ajo vetë fajtor për këtë largim është Kanye West.

Mediat e huaja shkruajnë se një nga shkrimet e Kanye-s në Twitter i referohet Larsas, të cilën e akuzon për afrimitet me Tristan Thompson.

Për sa i përket lidhjes, çifti ka disa muaj bashkë.

A do të largohet Liridoni nga Malajzia për t’u shpërngulur në Amerikë apo dyshja do të vazhdojë lidhjen në distancë? Mbetet për t’u parë…/kosovarja

Most Popular

Habit moderatorja shqiptare: Shkova të hiqja fëmijën, nuk i thashë bashkëshortit

Moderatorja Gerta Gixhari ishte e ftuar së fundmi në "Glamour Zone", me Ester Bylykun. Gjatë intervistës, ajo rrëfeu shumë të pathëna të jetës profesionale dhe...

Edhe pse 55 vjeç aktorja nuk heq dorë nga bikini

Aktorja dhe biznesmenia 55 vjeçare britanike Liz Hurley,  që ka krijuar linën e saj të rrobave të banjës ‘Elizabeth Hurley Beach’ nuk humbet rastin...

Interi fiton dhe i ofrohet vetëm dy pikë kreut të tabelës

Pas humbjes së rëndë në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit, Interi i drejtuar nga trajneri Antonio Conte e ka ri-gjetur fitore në kampionat...

Përleshje me armë dhe sopat në mes të rrugës në Veternikë

Një rrahje mes dy personave ka ndodhur para pak çastesh në mes të rrugës në Veternik. Gazeta Insajderi, ka gjiruar përleshjen e këtyre dy personave,...