Home Fun Nipi i Kim Jong-Un u zhduk pas takimit me CIA-n amerikane

Nipi i Kim Jong-Un u zhduk pas takimit me CIA-n amerikane

Nipi i sundimtarit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, Kim Han-sol u pa për herë të fundit në aeroportin e TaipeiT.

Dyshohet se Kam Han-sol donte të ikte në Amsterdam me nënën dhe motrën e tij, në mënyrë që të kërkonte azil atje, shkruan Indeksonline.

Kur mbërriti në Taipei, kryeqytet i Tajvanit, ai u takua me aktivistë nga grupi disident “Free Joseon” në aeroport. Kur familja donte të merrte fluturimin për në Amsterdam, ajo nuk u lejua të hipte.

Disa orë më vonë, agjentët e CIA-s i kapën ata dhe që nga ajo kohë nuk ka asnjë gjurmë të tyre.

Siç shkruan ” New York Post “, ai dhe nëna dhe motra e tij po mbahen në një vend sekret nga agjentët e shërbimit sekret amerikan.


Most Popular