Home Qendrore “Një gjygym çaj që e ka pirë Thaçi e Haradinaj tek Haxhi...

“Një gjygym çaj që e ka pirë Thaçi e Haradinaj tek Haxhi Shala do na kushtojë 160 mijë euro”

Ehat Miftaraj thotë se një gjygym çaj që e ka pirë Thaçi e Haradinaj tek Haxhi Shala do na kushtojë 160 mijë euro.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka folur lidhur me çmimin total që, sipas tij, do i kushtojë Kosovës për vizitën që ia bënë ish-presidenti Hashim Thaçi, si dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, Haxhi Shalës.Miftaraj, përmes një postimi në Facebook, i ka bërë llogaritë se sa i ka kushtuar kjo vizitë buxhetit të shtetit.“Nje matematike e thjeshte. Paga e konsullit nese nuk gaboj eshte 3200 Euro ne muaj. Mandati eshte tre vite, qe nenkupton 115.200 Euro vetem page.I paguhet qeraja e baneses, qe minimum do te jete le te themi 700 euro ne muaj. Mbi 25.000 Euro”

Postimi i plotë:Sa kushton nje gjygym caj per nje katunar ne Drenice, Llap apo Vushtrri per nje familje kater anetareshe, duke perfshi sheqerin dhe nga nje cope limon? Maksimumi 2 euro.Sa do te na kushtoj neve popullit te Kosoves, gjygymi i cajit qe e ka pi Hashim Thaci dhe Ramush Haradinaj te Haxhi Shala ne Malisheve???

Nje matematike e thjeshte. Paga e konsullit nese nuk gaboj eshte 3200 Euro ne muaj. Mandati eshte tre vite, qe nenkupton 115.200 Euro vetem page.

I paguhet qeraja e baneses, qe minimum do te jete le te themi 700 euro ne muaj. Mbi 25.000 Euro.Biletat e aeroplanit, shpenzime tjera gjate qendrimit ne misionin diplomatik per tre vite se paku 20.000 euro.115,200 Paga

25.000 Qeraja

20.000 Shpenzime tjera

160.200 EURO. Totali.

Naten e mire.

Most Popular