Home Lajme Ushtria e Kosovës, institucioni më i besueshëm në vend

Ushtria e Kosovës, institucioni më i besueshëm në vend

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm nga qytetarët e Kosovës e pasuar nga Policia e Kosovës.

Ndërsa Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Shërbimi Korrektues gëzojnë besim më të ulët.

Kështu tregojnë të dhënat e publikuara sot nga Barometri Kosovar i Sigurisë. Të njëjtat thonë se 44 përqind e të investuarve nuk kanë aspak besim ose besojnë pak në gjykata e prokurori. Ndërkohë që Qeveria, Kuvendi e Presidenca e Kosovës gëzojnë epitetin e institucioneve që qytetarët kanë më së paku besim.

Shpat Balaj, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, tregoi për KosovaPress se institucionet qendrore gëzojnë më së paku besimin e qytetarëve.

“Si çdo vit edhe sivjet institucionet e sigurisë dalin që gëzojnë besim të lartë në krahasim me institucionet e drejtësisë dhe ato qendrore. Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni më i besueshëm. 81{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} e të anketuarve të barometrit kanë besim ose besim të plotë në FSK. FSK përcillet nga Policia e Kosovës ku 62{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} besojnë në këtë institucion. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës edhe Shërbimi Korrektues gëzojnë besim më të ulët kur krahasohen me këto institucionet e tjera. Në AKI vetëm 29{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} e të anketuarve kanë besim ose besim të plotë. Në Doganën e Kosovës 39{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} dhe 34 përqind në SHKK. Në anën tjetër institucionet e drejtësisë vazhdojnë të mbesin dukshëm më pak të besueshme kur i krahasojmë me institucionet e sigurisë. 44 përqind e të investuarve të barometrit kosovar të sigurisë nuk kanë aspak besim në gjykata ose kanë shumë pak besim në to, ndërsa 39 përqind e të anketuarve e ndajnë këtë mendim edhe për prokurorinë. Në anën tjetër, institucionet qendrore janë institucionet që gëzojnë më së paku besim në këtë edicion të barometrit”, tregon Balaj për KosovaPress.

Balaj tregon se 70{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se nuk kanë aspak ose pak besim në Qeverinë e Kosovës, ndërsa 58 përqind në Kuvendin e Kosovës dhe 63{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} në Presidencën e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës, Presidenca dhe Kuvendi e ndajnë epitetin e institucioneve që janë më pak të besuara në vend, 70 përqind e të anketuarve kanë deklaruar se nuk kanë aspak besim apo shumë pak besim në Qeverinë e Kosovës, 58 përqind në Kuvendin e Kosovës dhe 63 përqind në Presidencën e Kosovës ndërsa 43 përqind nuk kanë aspak apo kanë shumë pak besim në Agjencinë e Korrupsionit. Në anën tjetër kryetarët e komunave dhe administrata komunale kanë nivele me të larta besimit. Ku 52 përqind e qytetarëve kanë deklaruar që kanë besim në kryetarët e komunave kurse 45 përqind prej tyre kanë besim në administratën komunale”, tregon Balaj.

Sipas po këtij barometri, Qeveria e Kosovës konsiderohet nga të anketuarit si institucioni më i korruptuar në vend. Ku 72 përqind e qytetarëve kanë deklaruar që qeveria është e korruptuar.

Balaj tregon edhe çka ndikoi që qytetarët të kenë shumë pak besim në Qeverinë e Kosovës.

“Përveç që kemi zhvilluar anketën me qytetarë kemi zhvilluar edhe disa grupe të fokusit dhe hulumtuesve që kemi pasur në teren por edhe me përfaqësuesit e institucioneve që janë subjekt i studimit, edhe ajo që kemi nxjerr në përfundim është që një gjë që ka ndikuar që Qeveria e Kosovës të ketë besim kaq të ulët është lëvizja politike që është bërë gjatë pandemisë, rrëzimi dhe ndërrimi i qeverisë e ka sjellë një dëshpërim të madh tek qytetarët e Kosovës. Në anën tjetër edhe situata e përgjithshme politike dhe socialo-ekonomike ka ndikuar që qytetarët të humbasin besimin tek institucionet qendrore”, tha Balaj.

Po ashtu në këtë barometër qytetarët janë pyetur edhe për kontaktin me institucionet për 12 muaj.

E që Balaj thekson që qytetarët serbë në Kosovë kanë pasur përqindje më të lartë të kontaktit me institucionet e Kosovës.

Metodologjia:

BKS-ja ofron një analizë me kombinim të metodave sasiore dhe cilësore që japin rezultate objektive dhe të besueshme. Të dhënat mblidhen përmes intervistave sy më sy me të anketuarit e përzgjedhur rastësisht në mbarë territorin e Kosovës nga hulumtuesit e QKSS-së në terren. Hulumtimi në terren për edicionin e 10-të të BKS-së u krye nga 25 shtatori deri në 2 tetor 2020.

Pyetësori i BKS-së përbëhet kryesisht nga pyetje të mbyllura në formë të shkallës Likert me pesë pikë, të pasuara nga disa pyetje të hapura që i lejojnë të anketuarve të japin mendimet e tyre pa mundësi të paracaktuara. Mostra kombëtare nga e cila u hartua hulumtimi përfshin 1,132 amvisëri, duke përbërë kështu një mostrim përfaqësues të popullsisë mbi 18 vjeç në Kosovë. Korniza e mostrës u bazua në zonat e kodit telefonik, dhe si të tilla përfshin 8 rajone : Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Pejë, Prishtinë dhe Prizren.

Faza e parë e grumbullimit gjeografik u bazua në Raportin e Regjistrimit të Kosovës të vitit 2012. Faza e dytë përfshiu grupimin e mostrave sipas zonës së komunës me një mostër të shtresuar rurale/urbane sipas numrit të amvisërive. Faza e fundit përdori metodën e mostrës së rastësishme duke përdorur metodën e datëlindjes më të afërt. Marrja e mostrave të rastit siguron që çdo banor në Kosovë ka probabilitet të barabartë për të qenë i zgjedhur për një intervistë. Duke pasur parasysh mostrën e përdorur për këtë studim, rezultatet e anketës pasqyrojnë prirjet në qëndrimet dhe perceptimet në mesin e të gjithë popullsisë së rritur në Kosovë në përgjithësi.

Të dhënat u verifikuan në kohë reale përmes koordinatorëve në terren që vizituan një mostër të paracaktuar të amvisërive pas përfundimit të anketimit në amvisëritë përkatëse, përmes kontaktit telefonik me të gjithë të anketuarit, për të konfirmuar respektimin e metodologjisë dhe disa nga përgjigjet kyçe, si dhe duke analizuar konsistencën logjike të përgjigjeve gjatë përpunimit dhe analizimit të të dhënave. Marzha e gabimit është 3 përqind me një interval besueshmërie prej 95 për qind. Përpunimi dhe analiza e të dhënave u realizua duke përdorur softuerin SPSS.

Most Popular