Home Rajoni TV A e ka përnjëmend PDK synimin për President?

A e ka përnjëmend PDK synimin për President?

Në PDK, kryetari i së cilës Kadri Veseli dha dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, e që tash ka ushtrues të detyrës së shefit  partiak Enver Hoxhaj, thonë se asnjë votë e tyre në Parlament – nga 24 që i kanë, nuk shkon për ndonjë kandidat tjetër për president shteti,  nëse këtë post që ka mbetur me ushtruese detyre nuk e merr dikush nga ky subjekt politik.

Ky qëndrim vjen pas pretendimeve të kandidatit për president, kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili ka deklaruar se pret që për këtë post t’i merr edhe votat nga PDK-ja, njofton Klan Kosova.

Këtë situatë opinionisti Petrit Zogaj e sheh si qëllim të Partisë Demokratike për të ja rritur pazarin vetes dhe të futet në qeverinë aktuale ku do përfitonte shumë pushtet.

E analisti, Fidan Ukaj mendon se Kosovës i duhet një president që nuk i takon partive politike por vjen nga “bota akademike apo shoqëria civile”

Ushtruesja e detyrës së Presidentes është Vjosa Osmani që mund të mbajë këtë pozitë më së shumti gjashtë muaj.

Kryetarja e Kuvendit u bë ushtruese e detyrës së Kryetares së Shtetit pasi presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje më 5 nëntor pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Most Popular