Monday, September 27, 2021

Ditë zie për Sami Lushtakun, i vdes një i afërm i familjes

Dita e sotme për ish-Kryetarin e Komunës së Skenderajt është një nga ditët më të trishtuara.

Ai ka bërë të ditur përmes një foto në rrjete sociale semotra e tij, Hana ka ndërruar jetë. “Motra ime Hana kaloi në përjetësi.

Ishte hënë që ndriqoi jetët tona sikurse hëna që ndriqon natën. Ishte shtyllë e familjes, motër hasreti e burim i pashterrshëm i dashurisë për familjen. Jemi rritur nga duart e saj të cilat na ushqyen me kujdesin më të madh.

Jeta e saj ishte me plotë sfida por kurrë nuk njohu dorëzim.

Do të kujtojmë gjithmonë më dashurinë më të madhe! SL,”-përfundon postimi i tij në rrjete sociale ku aj shfaqet në një foto me të ndjerin./ Rajoni.net/