HomeMagazina“E dashura e Vladimir Putin po fiton 7.5 mln paund në vit”

“E dashura e Vladimir Putin po fiton 7.5 mln paund në vit”

Mediat e huaja shkruajnë se e dashura e Putin po fiton 7.5 milionë paund në vit, si shefe e gjigantit mediatik pro-Kremlin.

Sipas “Daily Mail”, Alina Kabaeva paguhet përmes miliarderit Yury Kovalchuk, një oligark i afërt me Putin, i cili është aksioner i Grupit të Mediave Kombëtare.

E quajtur ‘gruaja më fleksibël e Rusisë’, ajo dyshohet se u takua për herë të parë me Putin në vitin 2001 kur ishte një gjimnaste 18-vjeçare, por Kremlini gjithmonë ka mohuar pretendimet për një marrëdhënie mes tyre.

Muajin e kaluar, një mikeshë tha se ajo kishte ndërprerë kontaktet me miqtë dhe po jetonte në heshtje, pasi pretendohet se solli në jetë binjakë.

Most Popular