Monday, October 25, 2021

Matematikat e Armend Mujës, në një sondazh i dalin 120 për qind

Analisti Armend Muja gjatë një interviste ka kalkuluar përqindjet e një ‘sondazhi’, e që në fund përqindja e votuesve i del 120. Derisa nënkryetari i LDK’së, Gazmend Muhaxheri, thoshte se largimi i Vjosa Osmanit nga LDK’ja, nuk e dëmton LDK’në, Muja me matematikën e tij është munduar t’ia vërtetojë të kundërtën Muhaxherit.

Në pyetjen se a do të dëmtohej LDK’ja, nëse Vjosa Osmani largohet prej saj, Gazmen Muhaxheri ka thënë se “Zakonisht dëmtohet pak ose aspak. Dihet se shumë figura janë larguar nga LDK’ja, por kjo parti gjithmonë ka mbetur e fuqishme”.

“E që ta dimë sa është pak, duhet bërë sondazh”, ka thënë Muhaxheri në Dukagjin.

Në këtë moment ka ndërhyrë Armend Muja duke i thënë se “A do me t’i kallxu disa shifra?”

“87{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} e votuesve të LDK’së, në fillim të qershorit, i kanë besuar Vjosa Osmanit. 33{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} është maksimumi i tjerëve: Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti. Krejt bashkë janë 33{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679}, 87{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} janë me Vjosa Osmanin”, ka kalkuluar Armend Muja.