Home Fun Në këtë vend ju ndalohet rreptësisht të flisni për koronavirusin, mësoni arsyen

Në këtë vend ju ndalohet rreptësisht të flisni për koronavirusin, mësoni arsyen

Në një lokal në periferi të Romës është e ndaluar rreptësisht të flitet rreth koronavirusit, transmeton abcnews al.

Mbi banak është shkruar një mesazh mjaft i qartë: ‘’Të gjitha bisedat mbi virusin, izolimin apo virologjinë janë të ndaluara.’’

Sipas menaxheres së barit Cristina Mattioli, qëllimi i kësaj nisme është shkëputja e klientëve nga pandemia globale vetëm për pak kohë teksa konsumojnë kafe.

Për të ndihmuar në shpërqëndrimin e tyre, është vendosur një poster në të cilin janë shkruar tematika të ndryshme bisedash, përfshirë historinë dhe kulturën.

Most Popular