Home Sport Prishtina fiton derbin në Llap, Trepça ’89 mposht Besën

Prishtina fiton derbin në Llap, Trepça ’89 mposht Besën

Prishtina kanë arritur fitoren e dytë radhazi, duke e mposhtur Llapin si mysafir falë golave të Endrit Krasniqit, i cili shënoi në minutën e 75-të dhe Leotrim Kyreziut në përfundim të ndeshjes. Ndërsa, te Llapi penallti ka humbur Ahmed Januzi.

Llapi si një pretendet për titull nuk po i ecën mirë. Pas 13 xhirove ekipi i Tahir Batatinës i ka vetëm dy fitore dhe dy barazime dhe gjenden në pozitën e parafundit, që i dërgon në Ligën e Parë.

Kurse ne sfiden tjetër Trepça ’89 ka mposhtur Besën me rezultat 4-2 në ndeshjen e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës.

Berisha shënoi golin e parë në minutën e katërt duke u ndjekur më pas me dy golat e shënuar nga Darwish në minutën e 22-të dhe 25-të.

Pejanët shënuan dy gola për të rihapur ndeshjen me Tahirin në minutën e 43-të dhe Marques Da Silva në minutën e 52-të.

Golin e katërt për Trepça ’89 e shënoi Berisha në minutën e 67-të të ndeshjes. Me këtë fitore, Trepça ’89 është në vendin e shtatë me 17 pikë derisa Besa është e fundit në tabelë me 6 pikë. 

Most Popular