Home Lajme Vaksina kundër gripit sezonal në fundjavë vjen në Kosovë

Vaksina kundër gripit sezonal në fundjavë vjen në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka konfirmuar se vaksina kundër gripit sezonal do të mbërrijë në Kosovë në fund të kësaj jave.

Ai ka bërë të ditur se menjëherë do të fillojë shpërndarja nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në vend.

Madje, ai tha se do të bëhet vaksinimi i grupeve që janë të përcaktuara dhe janë të evidentuara nga të gjitha komunat, proces ky ë do të monitorohet nga IKShPK-ja.

“Qysh në këtë javë vaksina do të mbërrijë në Kosovë dhe do të shpërndahet dhe të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në fund të javës dhe në fillim të javës tjetër do të bëhet vaksinimi i grupeve që janë të përcaktuara dhe janë të evidentuara nga të gjitha komunat dhe e cila monitorohet nga IKShPK”.

Tutje, ai shtoi se ndërlidhja që ka  bërë Ministria e Shëndetësisë  me kujdesin parësor shëndetësor me komunat me inspektoratin mobilizimi është fryt i punës së përbashkët.

Sipas tij, synimi është që pacientët të marrin shërbime pa pasur nevojë të kërkojnë ndihmë nga shtete tjera.

“Sot nuk ka neglizhencë në trajtim, njerëzit i kryejnë detyrat me përgjegjësi. Nëse ministri është i angazhuar me potencialin dhe gjithë kapacitetin, atëherë e kjo hallkë zinxhirore do të mbërrijë edhe deri te nivelet më të ultë”.

“Ndërlidhja që kemi bërë me kujdesin parësor shëndetësor me komunat me inspektoratin mobilizimi është fryt i punës së përbashkët dhe besoj që duhet të ketë dinamikë ta përcjellim deri në fund rezultate qoftë në ngritjen e kapacitete humane qoftë ato të infrastrukturës  të jemi shembull dhe të barabartë edhe me vendet e rajonit. Synimi im kryesor është që pacientët qytetarët të marrin shërbime pa pasur nevojë të kërkojnë ndihmë nga shtete tjera”.

Zemaj theksoi se ndihet krenar për punën dhe angazhimin e stafit të Ministrisë së Shëndetësisë, duke shtuar se ky motiv është përcjell edhe te profesionistët shëndetësor.

“Jam krenar me punën angazhimin tim dhe të ekipit time të stafit të Ministrisë së Shëndetësisë. Ky motiv i cili është përcjell edhe te profesionistët shëndetësor është në rritje mobilizimi i përgjithshëm dhe besoj që me këtë dinamikë do t’ia dalim edhe ta mundim pandeminë por edhe të avancojmë në shërbimet shëndetësore. Sot është një pasqyre tjetër. Ka përkrahje ndaj profesionistëve shëndetësor, ka kërkesa dhe rritje të llogaridhënies”.

Most Popular