Home Qendrore Vjosa Osmani nga posti i konsullit e shkarkoi edhe djalin e zyrtarit...

Vjosa Osmani nga posti i konsullit e shkarkoi edhe djalin e zyrtarit të lartë të PDK-së

Pos djalit të deputetit Haxhi Shala, njëri nga të shkarkuarit nga Vjosa Osmani, është edhe djali i zyrtarit të lartë të PDK-së, Isni Kilajt.

Fjala është për Blendi Kilaj, konsull në Lubjanë, raporton Gazeta Blic.

Kilaj ishte zëvendësministër i Diasporës dhe kryetar i PDK-së në Malishevë.

Osmani pos djalit të Haxhi Shalës e Isni Kilajt, e ka shkarkuar edhe Lindon Kqira (Shkup) dhe Halim Krasniqi (Tiranë).

Vendimi për shfuqizimin e katër dekretëve u bë në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese si dhe bazuar në praktikat diplomatike e konsullore, tha Presidenca.

“Sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada. Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës. Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, u.d. Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak”, ka thënë Presidenca.

Si udhëheqëse e politikës së jashtme, Osmani ka thënë se është e përkushtuar që të mbrojë ligjshmërinë dhe profesionalizmin përgjatë emërimeve në shërbimin e jashtëm. Ajo gjithashtu ka thënë se do të vazhdojë të insistojë, që të mos tejkalohet kuota e emërimeve politike, e paraparë me Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, dhe që emërimet të bëhen nga radhët e diplomatëve të karrierës.

Most Popular