E martë, 22 Qershor, 2021

Zbulohen hambarë drithi të vjetër rreth 4.000 vite

Mendohet se zbulimi do të ofrojë informacione të rëndësishme rreth menaxhimit të grurit dhe sistemit të taksave në atë periudhë në Kinë.

Ne pjesët qendrore të Kinës, janë gjetur hambarë drithi të vjetër rreth 4.000 vite.

Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, në një zonë prej 100 mijë metra katrorë në rajonin Shizhuang të qytetit Zhoukou në provincën Henan janë zhvilluar hulumtime arkeologjike.

Si rezultat i punimeve të gërmimit që po zhvillohen nga muaji korri, janë nxjerrë 28 hambarë nga një sipërfaqe prej 5.600 metra katrorë ndërsa në sipërfaqen e hambarëve janë gjetur edhe mbetje të melit.

Më pas me sistemin e “Carbon-14” është zbuluar se hambarët janë ndërtuar gjatë periudhës së dinastisë Xia që ka sunduar mes viteve 2070 dhe 1600 para erës sonë.

Mendohet se zbulimi do të ofrojë informacione të rëndësishme rreth menaxhimit të grurit dhe sistemit të taksave në atë periudhë në Kinë.