Home Qendrore Djali kanos prindërit me granatë dore: Më jepni para, ose e hedh...

Djali kanos prindërit me granatë dore: Më jepni para, ose e hedh në ajër

Njësiti policor ka arrestuar një person të dyshimtë në Fushë-Kosovë, pasi që i njëjti ka kanosur me një granatë dore ‘se nëse prindërit e tij nuk i japin të holla do të hedhë veten në ajër’.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet për deminim të Policisë së Kosovës, ku edhe është bërë tërheqja e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Most Popular