Monday, September 20, 2021

E rrallë: Trajneri i Drenicës bën tre zëvendësime në pjesën e parë ndaj Ballkanit

Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ka bërë tre zëvendësime në pjesën e parë të takimit ndaj Ballkanit.

Lulzim Doshlaku, Albutrin Morina dhe Egzon Fazliu inkuadrohen në vend të Valdo Zeqajt, Shkelzen Lushtakut dhe Almedin Muratit në minutën e 39’të të sfidës, përcjell GazetaBlic Sport.

Rezultati aktual i takimit është 0-2.

Ermal Krasniqi dhe Mirlind Daku shënuan për Ballkanin.