Saturday, October 16, 2021

Petkoviq mohon se Kosova nuk ia ndaloi vizitën Vuçiqit: E anuluam vet

Petkoviq thotë se Kosova nuk i ndaloi vizitën Vuçiqit: E anuluam vet.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se presidentit serb Aleksandar Vuçiq nuk i është ndaluar ta vizitojë Kosovën.

Sipas tij vizita e planifikuar ishte anuluar për shkak të vdekjes së patriarkut serb Irinej, njofton Klan Kosova.

Ai pohon se askush nuk e ndaloi Presidentin e Serbisë të hyjë në Kosovë, dhe se një njoftim i tillë nga Prishtina nuk ekziston, por që vet Beogradi anuloi vizitën e planifikuar të shtunën e kaluar.

Petkoviq tutje ka përmendur gjithë kronologjinë e ngjarjes, duke deklaruar se së pari ai njoftoi një vizitë në Kosovë të shtunën e kaluar, dhe se pas kësaj Stublla dërgoi një kërkesë për të vizituar Kizhevaku në Rashkë të njëjtën ditë, ku u gjet varreza masive.