E premte, 18 Qershor, 2021

Sllovaki – Kosovë, sonte zhvillohet takimi interesant

Kosova sot takohet me Sllovakinë.

Kombëtarja e Kosovës është gati për të zhvilluar ndeshjen parakualifikuese evropiane për Kupën e Botës 2023 – përcjell GazetaBlic Sport.

Ky ballafaqim do të zhvillohet nga ora 19:00 në Bratislavë. Kosova ka disa mungesa, megjithatë shkon në këtë ballafaqim me ambicet për ta fituar ndeshjen.

Vlen të theksohet se të gjthë lojtarët e Kombëtares së Kosovës kanë rezultuar negativë për testet Covid-19.

Kosova gjithashtu do të zhvillojë një ndeshje me rëndësi të njëjtë – pas tre ditësh ndaj Islandës.