Home Rajoni TV Fushata në Podujevë mbyllet me fesat

Fushata në Podujevë mbyllet me fesat

Kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës mbyllën sot fushatën zgjedhore.

Me këtë rast, simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës u ndanë në grupe në mes të sheshit të Podujevës për të përkrahur të preferuarit e tyre.

Këtë e bënë duke brohoritur emrat e tyre, por simpatinë politike nuk hezituan ta shfaqin edhe kur u përleshën fizikisht mes vete.

Megjithatë, krejt ndryshe e pati mbylljen e fushatës Partia Demokratike e Kosovës.

Kandidati i kësaj partie, Naim Fetahu, shkoi në heshtje zgjedhore përmes një konference për media ku edhe kërkoi për të fundit herë votën e qytetarëve, para se të dielën e 29 nëntorit llapjanët të vendosin për atë që do t’i udhëheqë.

Most Popular