Monday, October 25, 2021

“Messi në La Liga sërish? Do doja edhe Mourinho, Klopp e CR7…”

Presidenti i La Liga, Javier Tebas, i është rikthyer temës së largimit të Lionel Messi nga Barcelona dhe i mëson idesë së tij që kampionati spanjoll nuk varet nga emrat. Ai sjell shembullin e kalimit të Neymar te PSG, për të disatën herë, dhe pranon që emrat e mëdhenj normalisht kanë ndikimin e vet në përmirësimin e strategjisë, shkruan abcnews.al.

“Gjithmonë kam thënë të njëjtën gjë. Unë dua Messin në La Liga, siç do të doja Cristiano Ronaldon, Kloppin, Mourinhon dhe Guardiolën. Ata shërbejnë për të përmirësuar strategjinë. Kur them se nuk është thelbësore, nuk dua të them që nuk ka efekt, por se nuk është i nevojshëm.

Katër apo pesë vite më parë mendonin se çfarë do të ndodhte kur Messi dhe Cristiano të largoheshin dhe ne po punojmë në këtë drejtim. Do të ndodhë një ditë dhe ne jemi të përgatitur. Lojtarët janë shumë të rëndësishëm, por jo as të rëndësishëm sa paraqitet në media.

Neymar u largua nga La Liga në Ligue 1, por nuk shohim që kampionati francez të ketë pasur një rritje të jashtëzakonshme. Lojtari mund t’u ndihmojë, por nuk është thelbësor. Asnjë kontratë nuk thotë se nëse Messi largohet ne do t’ju paguajmë më pak.

Ka tashmë kontrata të mbyllura për katër vitet e ardhshme. Sigurisht sponsorët mund të largohen, por marka La Liga që kemi krijuar është unike. Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe unë do të doja që ai të qëndronte në Spanjë për të përfunduar karrierën”, u shpreh Tebas.