Home Qendrore Hoti: Sot ditë feste për gjithë shqiptarët

Hoti: Sot ditë feste për gjithë shqiptarët

Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Tahiri e Selmanaj, ka bërë Homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”në Prekaz, homazhe te monumenti i heroit kombëtar Gjegj Kastrioti- Skënderbeu dhe shtatorja e Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Hoti tha se sot është festë për çdo shqiptar, ndërsa si institucione shtetërore do të nderojnë të gjithë dëshmorët që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Sot është ditë feste për çdo shqiptar, është festë kombëtare. Ne i filluam nderimet tona nga shtatorja e Skënderbeut, me të cilin identifikohet nëntori i parë, festa më e madhe e gjithë shqiptarëve, dhe tek shtatorja e presidentit Rugova, dhe tash do të vazhdojmë në Prekaz, në vendin e shenjët, për të treguar nderime ndaj tyre dhe gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë ne sot”, ka thënë Hoti.

Po më 28 nëntor të vitit 1997 në fshatin Llaushë të Skenderajt, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishte bërë paraqitjen e parë publike. 28 nëntori është edhe ditëlindja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Most Popular