Saturday, October 16, 2021

Rakiq thyen heshtjen zgjedhore, kërkon ta votojnë kandidatin e Listës Serbe

Kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviq ka shfrytëzuar të drejtën e votës në Mitrovicën e Veriut, i shoqëruar nga udhëheqësit e kësaj partie politike.

Me këtë rast kryetari i Listës Serbe dhe zëvendëskryeministri aktual në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, pasi ka njoftuar se janë hapur të gjitha qendrat e votimeve, ka bërë thirrje që qytetarët e Mitrovicës së Veriut të dalin sa më pasivisht në zgjedhje dhe ta votojnë kandidatin e këtij subjekti politik, Milan Radojeviq, transmeton Telegrafi.

Edhe deputeti i Listë Serbe, Igor Simiq ka kërkuar votën për Milan Radojeviq.

Të dy këta kanë thënë se serbët në këtë pjesë të Kosovës do të tregojnë se vazhdojnë ndjekin politikën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.