Home Lajme Gashi i LDK-së: tregon arsyen e humbjes në Podujevë

Gashi i LDK-së: tregon arsyen e humbjes në Podujevë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje.

“Zgjedhjet janë opsion në demokraci. Partitë gjithmonë duhet të jenë të gatshëm për zgjedhje, dhe ne jemi të gatshëm”, tha Gashi në një prononcim për media pas takimit të kryesisë së LDK-së.

Tutje, Arben Gashi tha se në takimin e sotëm temë kryesore ka qenë votimi i pakos për Rimëkëmbjen ekonomike dhe jo çështja e humbjes së zgjedhjeve për kryetar në komunën e Podujevës.

Ai u shpreh i sigurt se pakoja për Rimëkëmbje ekonomike do të votohet së shpejti në Kuvend, por pa dhënë ndonjë datë.

Ai po ashtu ka thënë se si LDK nuk kanë biseduar për çështjen e presidentit pasi ende nuk ka kandidatë zyrtarë për president të Kosovës.“Kjo është një hipotezë se kush do të jetë kandidat. Ata shpallen në Kuvend, për momentin s’ka asnjë kandidatë zyrtarë. Ne nuk kemi diskutuar emra të përveçëm, pasi s’ka asnjë kandidatë zyrtarë të paraqitur në Kuvend”, tha ai.

Most Popular