Home Sport Gentjan Mezani jep dorëheqje nga SC GJilani

Gentjan Mezani jep dorëheqje nga SC GJilani

Gentjan Mezani ka dhënë dorëheqje nga Sport Club “Gjilani. Skuadrën në vazhdim ta drejtojë drejtori sportiv i klubit, Sallah Sherifi.

Vendimi i Mezanit erdhi pas humbjes së djeshme në derbin kundër Dritës (2:3), Ai u vlerësua përgjegjës për këtë humbje nga shumë tifozë e analistë, pasi kur skuadra e tij ishte në epërsi 2:1, ai kreu tri zëvendësime në repartin sulmues dhe kësisoj Drita arriti që në minutën e fundit të përmbysë rezultatin.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e klubit:

Pas ndeshjes derbi të zhvilluar dje, sot kryesia e klubit mbajti takim së bashku edhe me trajnerin Gentian Mezani, ku u analizua rrjedha e deritanishme e kampionatit.

Pas insistimit të trajnerit kryesia e klubit pranoi dorëheqjen e ofruar nga Gentian Mezani, i cili edhe në periudhen kur mungoi për shkaqe familjare, kishte ofruar dorëheqje por që nuk ishte pranuar.

SC Gjilani e falemnderon shumë trajnerin Mezani për punën dhe rezultatet e arritura së bashku në kampionatin e kaluar. Klubi i dëshiron suksese në karrierë Gentjan Mezanit.

Ekipin në ndeshjet në vazhdim do ta udhëheq Drejtori Sportiv Sallah Sherifi.

Most Popular