E martë, 22 Qershor, 2021

Keane: Nuk është mirë për shëndet të shikosh Man Utd

sh mesfushori i Manchester United, Roy Keane, nuk u shpreh i kënaqur pas fitores së “Red Devils” që arritën me rikthim tek Southampton (3:2).

Manchester United fitoi edhe në javën e kaluar ndaj West Bromwich Albion me rezultat 1-0, të cilën e siguruan në fundin e ndeshjes, transmetn lajmi.net.

Por, skuadra e Ole-Gunnar Solskjaer ka marrë kritika të shumta për nivelin e tyre të lojës.

Manchester United me këtë fitore ngjitet në tabelë në pozitën e tetë me gjithsej 16 pikë, pesë më pak se kreu.

Irlandezi duke folur për “Sky Sports” shprehi pakënaqësinë e tij ndaj ish skuadrës posaçërisht repartit defanziv.

“Manchester United pati shanca, nuk është mirë për shëndetin t’i shikosh duke luajtur. Ata po dhurojnë gola shumë të lehtë, dhe duhet t’i shfrytëzojnë rastet”, tha 49 vjeçari, transmeton lajmi.net.

“Problemi me këtë ekip është se nuk di çfarë të presësh nga ta, e dëgjuam Olin dhe De Gean kur thanë se ju duhet vazhdimësia e formës, por ata në fakt nuk e tregojnë këtë”, deklaroi Keane.