E martë, 22 Qershor, 2021

Si e kapi në shtrat Mike Tyson gruan e tij me aktorin e Hollivudit

Kujtohet momenti kur Mike e kapi në shtrat gruan duke e tradhtuar me tjetrin.

Është rikthyer në ring pas 15 vjetësh (ndeshja me Roy Jones Jr përfundoi në barazim), por jo të gjithë e dinë se Mike Tyson ka pësuar “grushte” të forta në jetën private.

Para se të martohej me të, Tyson kishte një lidhje me Robin Givens, që përfundoi me ‘zemër të thyer’.

Tyson u njoh me Robin në vitin 1988, ndërsa 11 muaj më pas u martuan. Por, lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe çifti u nda pas tradhtisë së gruas.

Mediat britanike shkruajnë se Mike e kapi ish-gruan në shtrat me aktorin hollivudian Brad Pitt. “Djalosh, mos më godit”, mësohet t’i ketë thënë Pitt asokohe, teksa ishte përballur me të.

“Duhej të shihnit pamjen e fytyrës së Brad”, ka shkruar Tyson në librin e tij, ku zbulon detaje nga tradhtia e ish-bashkëshortes.

Tyson, tashmë 54 vjeç, është martuar tre herë dhe duket se më në fund ka gjetur lumturinë. Aktualisht ai ka grua Lakihan dhe çifti bën një jetë më se normale pranë njëri-tjetrit.