Saturday, October 16, 2021

Super lajm, Marash Kumbulla mposht koronavirusin

Qendërmbrojtësi i Romës, MarashKumbulla ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.

Shqiptari njoftoi në Instagram se ka dal negativ në analizat e koronavirusit dhe tani mund të rikthehet në stërvitje sapo t’i përfundojë testet mjekësore.

“Koha për t’u rikthyer”, shkroi ai.

20-vjeçari realizoi dy herë në tetë ndeshje dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidën e radhës në Ligën e Evropës.

Roma momentalisht është lider në grupin A dhe me fitore do sigurojë kualifikimin në raundin tjetër.