Home Sport Dardanet sot luajnë ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues

Dardanet sot luajnë ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues

Mikpritja tejet e ngrohtë holandeze jo vetëm në hotel por edhe në stadium, po dëshmohet si e veçantë për Kombëtaren e Kosovës në konkurrencën e femrave gjatë qëndrimit në Breda.

Në stadiumin e këtij qytetit, në tribunat veri dhe jug është shkruar mbishkrimi “Mirë se vini Kosovë”.

Pikërisht në këtë stadium Dardanet e zhvilluan stërvitjen e fundit para përballjes me Holandën, e cila fillon në orën 18:30.

Vashat tona punuan me një përkushtim të madh dhe atmosferë të mirë sportive, duke pasur parasysh se sot do të përballen me një kundërshtarë shumë të fortë, shkruan faqja zyrtare e federatës kosovare të futbollit, përcjell GazetaBlic.

Duke u bazuar në njohuritë për Holandën dhe përvojën nga ndeshja e kaluar, futbollistet tona ushtruan disa skema të lojës, duke u përqendruar në mbrojtje.

Edhe pse të vetëdijshme për cilësitë e holandezeve, vashat tona nuk do të hyjnë në këtë ballafaqim me flamur të bardhë, ani pse kanë mungesa të shumta e sidomos mungesa e Erëleta Memetit, e cila u largua ditë më parë për shkak të obligimeve ndaj klubit të saj Frieburg.

Ndeshja kundër Holandës do të jetë ndeshja e fundit e Dardaneve për ciklin kualifikues të Kampionatit evropian, që do të mbahet në vitin 2022.

Most Popular