Home Qendrore Ish-kryetari i kësaj komune të Kosovës dënohet me 6 muaj burgim

Ish-kryetari i kësaj komune të Kosovës dënohet me 6 muaj burgim

Ish-kryetari i kësaj komune të Kosovës është dënuar me 6 muaj burgim.

Ish-kryetari i Komunës së Kllokotit, tashmë nënkryetar i kësaj komune, Sasha Mirkoviq dhe zyrtarët e kësaj komune, Zeqir Selimi, Strahinja Steviq, Nebahate Pira, janë shpallur fajtorë për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

I akuzuari Sasha Mirkoviq u dënua me 6 muaj burgim.

Të akuzuarit e tjerë Zeqir Selimi, Strahinja Steviq dhe Nebahate Pira, gjykatësi Thaçi u ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 90 ditësh, përderisa të akuzuarit Elbasan Alidema i është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 180 ditësh.

Të akuzuarit dënimin me burgim do ta mbajnë pasi që aktgjykimi të bëhet i plotëfuqishëm.

Gjykatësi Thaçi ka detyruar të akuzuarit që t’i paguajnë Komunës së Kllokotit shumën prej 2 mijë e 740 euro e 20 cent, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Gjilan, më 15 prill 2019, në mungesë të provave i kishte liruar nga akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ish-kryetarin e Komunës së Kllokotit, Sasha Mirkoviq, tre zyrtarët e kësaj komune, Zeqir Selimi, Strahinja Steviq, Nebahate Pira, si dhe pronarin e kompanisë “Metali”, Elbasan Alidema.

Most Popular