Home Sport Pse nuk e ftoi Messin për ndeshjen e dytë radhazi në LLK

Pse nuk e ftoi Messin për ndeshjen e dytë radhazi në LLK

Koeman shpjegon pse nuk e ftoi Messin për ndeshjen e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka shpjeguar se ndeshjet kundër Dynamo Kiev dhe Ferencvaros ishin në Ligën e Kampionëve ishin mundësia më e mirë për ta pushuar Lionel Messin, duke e parë orarin e ngjeshur të katalonasve në dhjetor.

Lionel Messi, Marc-Andre ter Stegen dhe Philippe Coutinho nuk u ftuan fare nga Ronald Koeman për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër klubit hungarez në Budapest.

Barcelona e ka siguruar tashmë kualifikimin në mesin e 16-të më të mirëve dhe dëshiron t’i pushojë lojtarët kyçë, duke e parë orarin e ngjeshur të ndeshjeve në dhjetor.

Kapiteni Messi ishte pushuar edhe në ndeshjen e kaluar kundër Dynamo Kiev në udhëtim.

Koeman ka shpjeguar se ka biseduar me Messin për ta pushuar dhe se vendimi ka qenë i trajnerit.

“Nuk është e zakonshme për Messin të pushojë, e di këtë, por unë kam folur me të për këtë, pavarësisht se vendimi ishte i imi”, tha Koeman të martën në një konferencë për media.

“Duke e parë kalendarin e këtij sezoni, dy rastet kur kam mundur ta pushoj atë ishin në Kiev dhe nesër. Ne jemi kualifikuar tashmë dhe në këtë mënyrë kam mundësi t’u jap shanse të tjerëve. Ne kemi nevojë të fitojmë të shtunën në La Liga dhe kjo është koha e duhur për Messin të pushojë. Nuk do të kem mundësi ta pushoj më”, shtoi ai.

Most Popular