Home Sport Reali bie në Kiev, Mergim Berisha i jep fitoren e parë Salzburgut

Reali bie në Kiev, Mergim Berisha i jep fitoren e parë Salzburgut

Skuadra që ka fituar më shumë Ligën e Kampionëve në histori, Reali i Madridit, është mposhtur sërish nga ukrainasit e Shakhtar Donetsk, këtë herë me rezultatin 2-0 në stadiumin “Olimpik” të Kievit dhe ka komplikuar totalisht kualifikimin.

Dy fitoret radhazi ndaj Interit kishin çuar madrilenët në një pozitë mjaft të qetë dhe një tjetër sukses sot në Ukrainë do t’u siguronte matematikisht kualifikimin, por skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane zhgënjeu sërish.

Ndonëse kontrolloi lojën gjatë gjithë 90 minutave, Reali u godit nga dy kundërsulme të shpejta të vendasve, që përfituan edhe nga gabimet e mbrojtësve madrilenë dhe arritën të shënojnë dy herë në pjesën e dytë, fillimisht me Detinhon e më pas me Solomon.

Zgjohen edhe austriakët e Salzburg, që ia dolën të triumfojnë me rezultatin 1-3 në transfertën ruse ndaj Lokomotivës së Moskës, falë edhe formës së shkëlqyer që po kalon sulmuesi me origjinë shqiptare Mërgim Berisha.

Ky i fundit shënoi dy herë në portën e vendasve në pjesën e parë, ndërsa Lokomotiva e Moskës provoi të rihapë takimin me golin e Miranchuk, por goli i Adeyemi pak para fundit vulosi suksesin e austriakëve, që kanë ende një fije shprese për të vijuar në turin tjetër.

Most Popular