Home Lajme Shkencëtarët zbulojnë një të dhënë të rëndësishme për pacientët me Covid

Shkencëtarët zbulojnë një të dhënë të rëndësishme për pacientët me Covid

Rreth një vit pas shfaqjes së pandemisë, studiuesit vijojnë kërkimet për të mësuar më shumë nga ky virus që ka gjunjëzuar botën.

Së fundmi, një studim nga Universiteti i Oksfordit, tregon se mushkëritë dëmtohen së tepërmi nga infeksioni.

Në studimin e 10 pacientëve në Universitetin e Oksfordit u përdor një teknikë e re skanimi, për të identifikuar dëmtimet që nuk kuptoheshin nga skaneri.

U përdor një lloj lëngu i quajtur Xenon gjatë skanimeve MRI, për të krijuar imazhe të dëmtimit të mushkërive. Ekspertët thanë se një test që mund të zbulojë dëmtime afatgjata do të bënte një ndryshim të madh për pacientët me Covid.

Përmes teknikës Xenon pacientët thithin një lëng gjatë një skanimi të rezonancës magnetike (MRI).

Prof Fergus Gleeson, i cili udhëhoqi studimin, testoi këtë teknikë të skanimit në 10 pacientë të moshës midis 19 dhe 69 vjeç.

Tetë prej tyre kishin gulçim dhe lodhje të vazhdueshme tre muaj pasi ishin të sëmurë me koronavirus, edhe pse askush prej tyre nuk kishte qenë në kujdes intensiv apo kishte pasur nevojë për ventilim. Në skanerët e mëparshëm, asnjë problem në mushkëri nuk ishte vërejtur.

Ndërsa në këtë lloj skaneri, me teknikën e re, u raportuan shenja të dëmtimit të mushkërive. Tashmë qëllimi është të zbulohet nëse dëmtimi i mushkërive është i përhershëm apo i përkohshëm.

Prof Fergus Gleeson tha:

“Unë prisja dëmtim të mushkërive, por jo në shkallën që kemi parë.”

Ai beson se dëmtimi i mushkërive i identifikuar nga skanimet Xenon mund të jetë një nga faktorët që qëndron pas ‘Covid të gjatë’, ku njerëzit nuk ndihen mirë për disa muaj pas infektimit./L.F-dritare.net

Most Popular