Home Sport Strategjia e Realit për të transferuar Mbappe, 2 lojtarë + para

Strategjia e Realit për të transferuar Mbappe, 2 lojtarë + para

RealMadridi është duke kërkuar me doemos Kylian Mbappen.

Dëshira e Mbappes është tashmë e njohur, pasi ai e do kalimin te klubi madrilen, por problem mbetet vlera e lartë që PSG mund ta kërkojë.

Mirëpo, sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “AS”, RealMadridi planifikon të ofrojë rreth 100 milionë euro plus Iscon e Mariano Diazin në këtë ofertë.

Mesfushori spanjoll ka një vlerë rreth 80 milionë euro, ndërsa sulmuesi vlerësohet në 40 milionë. Kështu, PSG do e shiste 21-vjeçarin për një shumë mbi 200 milionë euro, apo duke përfituar dy lojtarë dhe para.

Most Popular