Home Qendrore Vazhdon ora policore dhe masat e tjera, Hoti njofton se nuk ka...

Vazhdon ora policore dhe masat e tjera, Hoti njofton se nuk ka ndryshime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie ku ka folur për menaxhimin e pandemisë, ka thënë se kanë analizuar situatën së bashku me ministrinë e Shëndetësisë dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Hoti tha se pas vlerësimit të detajuar të situatës, konstatimi i përbashkët është se situata me pandeminë është serioze, por nën kontroll. Ai ka thënë se kanë rritë numrin e stafit shëndetësorë.

Sipas tij 38 përqind e të testuarëve kanë rezultuar pozitiv.

Hoti ka thënë se masat që kanë marrë javën e kaluar kanë dhënë rezultate, por që situata vazhdon të jetë shqetësuese.

“Në bazë të analizimit të dhënave nga IKSHPK-ja është vendosur që masat aktuale të mbesin në fuqi dhe të kemi zbatim rigoroz”, ka thënë Hoti.  Ai po ashtu ka njoftuar se gjysmë vjetori i parë i vitit shkollor do të përfundojë më 18 dhjetor, ndërsa do të në nisë më 18 janar. Ekonomia Online

Most Popular