Saturday, October 16, 2021

Zemaj thotë se ka siguruar 360 mijë vaksina, 1.2 milion njerëz duhen vaksinuar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në emisionin Pressing ka thënë se Kosova ka siguruar 360 mijë vaksina nga OBSH’ja. Ai ka treguar si do të sigurohen pjesa tjetër e vaksinave.

Ai tha se 20{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} të vaksinave që nevojiten në për Kosovë, OBSH’ja do t’i sigurojë falas për Kosovën.
“Aktualisht vaksina është në testim shkencor. Ne kemi shpreh interesimin tonë, jo vetëm përmes OBSH’së. Kjo organizatë na ka futur në programin e 20{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} falas, nga blerja që vaksina e ka të siguruar”, është shprehur Zemaj.

“Mbetet që ta sigurojmë vaksinën në tërësi për të gjithë”.

Tutje, ai tregoi se 1.2 milion banorë në Kosovë duhet të vaksinohen.

“Rreth 1.2 milion banorë në Kosovë duhet të vaksinohen sipas llogaritjeve tona. 360 mijë janë të siguruara. Për pjesën tjetër kemi biseduar me UNICEF’in”, ka thënë Zemaj.

“Ne do të bëhemi edhe pjesë e blerjes njëjtë si shtetet tjera”, shtoi Zemaj.