Home Qendrore Çfarë ka Haki Abazi? Del kundër Rimëkëmbjes Ekonomike pa asnjë kritikë substanciale...

Çfarë ka Haki Abazi? Del kundër Rimëkëmbjes Ekonomike pa asnjë kritikë substanciale ndaj saj

Ish-zëvendëskryeministrit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi si duket nuk i ka pëlqyer fakti se Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur ta votojë Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, pasi që LDK-ja pranoi kushtet e saja.

Abazi pa dhënë ndonjë kritikë substanciale rreth Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike e cila me propozimet e PDK-së do të jetë 200 milionë euro ndihmë për bizneset, 300 euro per personat e mbetur pa punë dhe rimbursim i trustit për personat që kanë më pak se 10 mijë euro, ka thënë se këto dy parti po bëhen gati për “mega-hajninë”, shkruan lajmi.net.

“Kjo që po bëjnë është thellim i fukarallëkut me dorën institucionale dhe pasurim i klientelës elitare politike dhe avokatëve të brendshëm dhe të jashtëm”, ka shkruar Abazi.

Postimi i plotë:

Të frikësuar por me zanat të vjetër, PDK po e bën veten degë të Podujevës, vetëshkatërrimi me rënie të lirë. Ende pa u gjetur se çfarë ndodhi me 2 milionë euro nga thesari po bëhen gati për ‘mega-hajninë’ e dimrit. LDK e kapur, e ka humb kontrollin dhe po bëhet dega e PDK në Drenas vetëm për të kaluar dimrin. Sikur pranvera nuk do të vijë kurrë, po sillen sikur nuk ekziston sovrani. Ende po mendojnë që Besiana është vetëm ëndërr!

Të bashkuar janë në zhvatjen e shtetit, mohimin e luftës, zvogëlimin e dënimeve të kriminelëve serbë për ta mbajtur Listën Serbe në qeveri dhe të gjitha këto kinse në emër të rimëkëmbjes ekonomike. Nuk rimëkëmbet ekonomia që nuk u bë kurrë dhe për 20 vite e zhvatën edhe sektorin publik edhe atë privat edhe pronën në privatizim. Kjo që po bëjnë është thellim i fukarallëkut me dorën institucionale dhe pasurim i klientelës elitare politike dhe avokatëve të brendshëm dhe të jashtëm.

Sikur nuk është e qartë edhe për një fëmijë 5-vjeç që Etem Arifi e Haxhi Topi kanë vepruar e votuar kundërligjshëm dhe qeveria e tanishme është jo legjitime dhe antikushtetuese rrjedhimisht edhe zaptuese e vullnetit qytetar.

Most Popular