Monday, September 27, 2021

Sonda kineze Chang’e 5 ulet në Hënë

Sonda kineze Chang’e 5, që synon të mbledhë kampionë shkëmbinjsh hënorë, zbarkoi sot me sukses në Hënë, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve New China.

Ky është misioni i parë i këtij lloji që nga ai i kryer nga ish-BRSS në 1976.

Ky operacion ambicioz do t’i mundësojë, gjithashtu, gjigantit aziatik që të provojë teknologji të reja thelbësore, me synimin për të dërguar astronautë në Hënë deri në vitin 2030./atsh