Monday, October 25, 2021

Dëshira e Neymar: Dua të luaj me Messin përsëri

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, ka thënë se dëshiron të luajë përkrah ish-bashkëlojtarit të vet te Barcelona, Lionel Messi, nga sezoni i ardhshëm.

Neymar dhe Messi kanë luajtur së bashku te Barcelona për katër sezone, mes viteve 2013 – 2017, duke e krijuar një vijë sulmuese të frikshme për klubin e Barcelonës.

“Ajo çfarë dua është që të luaj me Messin përsëri”, ka deklaruar Neymar.

“Sigurisht që ne duhet të luajmë së bashku vitin e ardhshëm”.