Home Sport Juventus s’ka të ndalur, me super transfer nga Barcelona

Juventus s’ka të ndalur, me super transfer nga Barcelona

Juventusi interesohet për transferimin e Umtitit.

Klubi italian, Juventusi ka vendosur mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti, në listën e tyre të dëshirave.

Problemet e shpeshta me lëndime në repartin e mbrojtjes kanë bërë që trajneri Andrea Pirlo të shikojë për përforcime në këtë repart.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, mbrojtësi i Barcelonës, Umtiti, ka përfunduar në listën e dëshirave të Juventusit.

Bianconerët po shikojnë 27-vjeçarin si një zëvendësues të mundshëm të Giorgio Chiellini, i cili po shkon drejt fundit të karrierës së tij.

Juventusi gjithashtu ka në listë të dëshirave edhe Sokratis Papastathopoulos, Nikola Milenkovic dhe David Alaba si objektiva alternative nëse nuk arrijnë të zbarkojnë Umtiti.

Në anën tjetër, Umtiti është lidhur edhe me një transferim në Ligën Premier, ndërsa pëlqehet edhe nga francezët e Paris Saint-Germain.

Most Popular