Saturday, October 16, 2021

Liga e Kombeve: Përcaktohen gjysmëfinalet, përplasje titanësh

Është hedhur shorti për gjysmëfinalen e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Italia do këtë përballë Spanjën, teksa Belgjika do takohet me Francën.

Ndeshja mes Italisë dhe Spanjës do zhvillohet në Milano në datën 6 tetor. Belgjikë-Francë do zhvillohet me 7 tetor në Torino. Lufta për vendin e tretë dhe finalja do zhvillohen me 10 tetor 2021.