Home Sport Milot Rashica mbetet të Werder Bremeni deri në verë

Milot Rashica mbetet të Werder Bremeni deri në verë

E ardhmja e tij mbetet e paqartë.

Milot Rashica do të qëndrojë te Werder Bremen të paktën deri në verën e ardhshme.

Werder Bremen ka marrë një vendim dhe nuk do ta largojë asnjë lojtarë nga klubi gjatë merkatos së janarit.

Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann ka thënë për “BILD” se asnjë futbollistë nuk do t’i largohet klubit në janar.

“Nuk do të largohet asnjë futbollistë në dimër”, ka treguar ai.

Për Rashicën ka interesim nga disa klube evropiane, por me gjasë kosovar duhet ta pres verën e vitit të ardhshëm për të ndërruar ambient. 

Most Popular