Home Sport Në Gjilan luhët super sfida, synohet fitorja nga dy skuadrat

Në Gjilan luhët super sfida, synohet fitorja nga dy skuadrat

Drita dhe Llapi e zhvillojnë ndeshjen e mbetur sot në Superligën e Kosovës.

“Intelektualët” e kanë shijuar në maksimum fitoren e tyre senzacionale ndaj Gjilanit në derbin e Anamoravës të dielën e kaluar, shkruan GazetaBlic.

Ishte një ndeshje e vuajtur, por që në fund u shpërblye me tre pikë të arta me dy gola brenda dy minutave në fundin e ndeshjes.

Tashmë skuadra e Ardian Nuhiut ka një tjetër sfidë para vetës, përballjen me skuadrën e Llapit në ndeshjen e mbetur që nuk u zhvillua për shkak të angazhimeve të Dritës në garat evropiane.

Llapi poshtu në anën tjetër erdhi nga një fitore e madhe në Skenderaj ndaj Drenicës, kështu që skuadra e Tahir Batatinës do të jetë kërcënim serioz për “Intelektualët” sot.

Drita renditet momentalisht në vendin e dytë me 30 pikë dhe me dy ndeshje të mbetura. Kurse, Llapi renditet në vendin e 9-të me 11 pikë.

Most Popular