Monday, September 27, 2021

Prishja e himenit – 9 fakte që duhet ti dini rreth konceptit të virgjërisë

Virgjëria nuk definohet biologjikisht.

Koncepti i virgjërisë është keqinterpretuar gjatë gjithë historisë së njerëzimit duke u ndërlidhur me prishjen e himenit, shkruan “TeenVogue”.

Gjakderdhja e shkaktuar nga marrëdhëniet seksuale është keqkuptuar si dëshmi e një himeni të pa prishur, pra, dëshmi që personi nuk ka pasur seks më parë, transmeton lajmi.net.

Por në realitet, himeni nuk k të bëjë aspak me aktivitetin seksual. Profesoresha Alexandra Eisler, ka ndihmuar në mbledhjen e 9 fakteve që iu duhen për të dini në lidhje me virgjërinë dhe himenin.

Çfarë është himeni?

Himeni është një membranë e hollë që rrethon hapjen vagjinale. Himeni nuk ka ndonjë funksion biologjik por në asnjë  mënyrë nuk e definon nëse personi ka bërë seks më parë apo jo.

Himeni mund të prishet në shumë mënyra, dhe nuk është “dëshmia” e virgjërisë së femrës

Himeni mund të prishet gjatë penetrimit, seksit oral, masturbimit, por edhe gjithashtu nga përdorimi i tamponit ose ushtrimet.

Shumë femra prishin himenin e tyre pa e kuptuar. Pra, jo gjithmonë ka gjakderdhje nga prishja e tij.

Mund të bëni seks dhe të mos prishni himenin

Pra, pos mundësisë të prishni himenin pa bërë seks, ekziston edhe mundësia të keni bërë seks dhe të mos e keni prishur, transmeton lajmi.net.

Edhe nëse himeni është i pa prishur, ju nuk mund ta shihni

Kjo membranë është e vështirë të lokalizohet. Nëse nuk e dini sigurt çfarë po kërkoni, nuk do mund të dalloni për shkak të ngjyrës së njëjtë me vagjinën. Himeni është i vendosur rreth 1 ose 2 centimetra brenda hapjes vagjinale.

Ka tipa të ndryshëm të himenit

Himeni mund të ketë formë të ndryshme, dhe janë të klasifikuara në këto:

Normal: ka formë gjysmëhëne me hapje.

Kribriformë: ka disa hapje të vogla.

Imperior: nuk ka hapje fare.

Microperforat: me hapje shumë të vogël.

Sertat: një shirit i hollë në mes, transmeton lajmi.net.

Nëse prishet një herë nuk do të rigjenerohet

Nëse prishet njëherë, në mënyrë natyrale nuk do të rikrijohet prap.

Virgjëria është konstruktim social dhe jo mjekësorë ose biologjik

Kjo nuk është gjendje biologjike. Nuk ka as një term mjekësorë që e përkufizon virgjërinë. Ky përkufizim i virgjërisë është i bërë në bazë të normave dhe besimeve sociale pa prova shkencore.

“Humbja e virgjërisë” nuk do të thotë penetrim

Koncepti i virgjërisë është i bazuar në faktin se a keni përjetuar penetrim. Ka shumë probleme me këtë definicion.

Pra nëse një lesbike bën seks me një femër, a do të thotë se ajo është e virgjër deri në ditën që vdes? Pra ky koncept ka shumë gabime, transmeton lajmi.net.

Nuk keni nevojë ti dëshmoni dikujt historinë tuaj seksuale

Nuk duhet të ndjeheni kurrë se jeni e detyruar t’i dëshmoni dikujt statusin tuaj, më saktë, nuk keni se si.

Edhe nëse doni ta kuptoni, e vetmja mënyrë është nëse e pyetni personin.

Ju jeni në kontroll të aktivitetit tuaj seksual

Ka shumë probleme me konceptin e “humbjes së virgjërisë”. Termi implikon se ju nuk jeni në kontroll. Ideja e femrave të jenë pranuese pasive të seksit është e pamend.

Ju duhet të bëni seks atëherë kur ju doni, jo kur juve iu kërkohet apo ndalohet si shkak i normave sociale.